Aktualitet Lajme

“Puno pak, bëj qejf”, kandidati për Këlcyrën habit me premtimin e tij: “Do legalizoj ha.sh*shin”

Loading...

Një nga kandidatët për kryetar bashkie në qytetin e Këlcyrës është Hazbi Kasaj, i cili ka bërë disa premtime të pazakonta për qytetin nëse do të zgjidhej nga banorët.

Kasaj është anëtar i partisë “Zgjidhja të Koço Kokëdhimës, por do të konkurrojë si kandidat i pavarur, ndonëse është shprehur se Kokëdhima është dakort për kandidaturën e tij.

“Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf”, është slogani që Kasaj ka zgjedhur për fushatën e tij, ndërsa ka thënë se nuk i trembet kryetarit aktual nga PS, Klement Ndonit. Në premtimet e tij, Kasaj thotë se do të legalizojë hasha.shin dhe do të hapi shtëpi publike.

Loading...

Kujtojmë se Hazbi Kasaj u bë i famshëm për publikun shqiptar nga shprehja e tij e famshme “I raftë kanceri në grykë atyre që s’më votojnë”, e thënë kjo në në vitin 2001, teksa garonte si deputet.

 “Qejfi është i shumëllojshëm, dikush do shpi publike, dikush do argëtimin dikush do boksin, dikush do fiskulturën… Bashkia Këlcyrë me kandidat mua do t’i ketë të programuara këto hap pas hapi sipas qejfit që ka kushdo. Do hapim shpia publike, do legalizohet hashashi me referendum në Bashkinë e Këlcyrës! Në qoftë se shumica e popullit do shpi publike këtu dhe mbjelljen e hashashit këtu Unë jam 100% i bindur që Kryeministri dhe Parlamenti do të na lejojnë ta mbjellin e ta kultivojmë dhe ta shpiem nëpër botë furnizojmë botën me hashash!”, ka thënë ai.

The post “Puno pak, bëj qejf”, kandidati për Këlcyrën habit me premtimin e tij: “Do legalizoj ha.sh*shin” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani