KOSOVA

Punimet për sanimin e gypit të shpërthyer në Prishtinë do të zgjasin tërë ditën –

Loading...

10:07, 12 Maj 2019

Një gyp ka shpërthyer në rrugët “Luan Haradinaj” dhe Kosta Novakoviq” të kryeqytetit duke lënë pa ujë të pijshëm disa lagje.

Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e sanuar gjendjen, njofton .

“Në orët e hershme të mëngjesit sot ka pëlcitur një gypi i ujësjellësit me diametër 300 mm, i cili furnizon qendrën dhe zonat përreth me ujë të pijshëm. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjeti të ujit janë në vendin ngjarjes për ta sanuar defektin, por sipas ekipeve sanimi do të zgjasë tërë ditën”.

Mjeku kërkoi mirëkuptim nga qytetarët pasi pëlcitja e gypit ka ndodhur krejt papritur.

Si pasojë e kësaj rrugët pranë gypit janë mbuluar nga një sasi e madhe uji.

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani