Aktualitet Lajme

Pukë, ishte në kërkim për trafik droge, arrestohet –

Loading...

Policia e Pukës njofton se ka arrestuar një person, i dënuar nga gjykata për trafik droge. I arrestuari është shtetasi B.D 36 vjeç banues në Durrës.

Njoftimi:

Pukë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. I shpallur në kërkim për Shitje të lendeve narkotike, kapet nga forcat policore Pukë

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, B. D. 36 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës e cila e kishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendim penal nr.279 datë 24.07.2018 ka caktuar masën e  sigurisë “Arrest në burg”. për veprën penale të “Prodhim e shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

Ky shtetas iu dorezua strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...