Aktualitet Lajme

Publikohet videoja/ Vendoset busti i Skënderbeut në komunën arbëreshe në Itali

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndodhen në një vizitë zyrtare dy ditore në Itali.

Sot, ata kanë marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në bashkinë e Portocannone në Itali, që është një prej katër komunave arbëreshe në rajonin e Molises.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Balla, i cili ka publikuar në Facebook një video nga kjo ceremoni, ku zbulohet busti i heroit tonë kombëtar.

Festë e paharrueshme sot në Bashkinë e Portocannone🇮🇹, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises, për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe për flamurin kuq e zi👐🇦🇱

Gepostet von Taulant Balla – Faqja Zyrtare am Montag, 15. April 2019

The post Publikohet videoja/ Vendoset busti i Skënderbeut në komunën arbëreshe në Itali appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi