Aktualitet

Protestuesit arrijnë tek Drejtoria e Policisë, shashka dhe kapsolla në oborrin e insitucionit

Loading...

TIRANE- Protestuesit e opozitës kanë arritur pak minuta më parë tek drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Protestuesit kanë hedhur tymuese, dhe kapsolla në oborrin e këtij institucioni, ndërkohë që nuk ka patur asnjë përplasje nga policia dhe protestuesit.

Kryedemokrati Lulzim Basha, i shoqëruar nga aleatët kanë qëndruar për disa minuta tek drejtoria, dhe më pas kanë rinisur marshimin për tek Ura e Brrylit, dhe për të kaluar tek Ministria e Jashtëm, për të kaluar tek pika e tretë e marshimit që është parlamenti.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë zhvilluar një marshim proteste për gati 3 orë. Marshimi nisi pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha. Protestuesit marshuan rreth e qark 5 institucioneve.

Në vend të Said Dollapit, turma u udhëhoq nga Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli. Basha tha se dhuna nuk vjen nga opozita, por nga qeveria. Reagojnë SHBA dhe ambasadat para proteste: Distancohuni nga dhuna. Protestoni paqësisht.

(F.g/dosja.al)

The post Protestuesit arrijnë tek Drejtoria e Policisë, shashka dhe kapsolla në oborrin e insitucionit appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani