Politike

Protesta, reagon Presidenti Meta –

Loading...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas incidenteve të dhunshme në protestën e kësaj të shtune të opozitës. Në një njoftim për mediat nga zyra për shtyp e kreut të shtetit, thuhet se “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”.

Loading...

Kjo protestë e katërt kombëtare e opozitës ka nisur me akte dhune. Protestuesit hodhën fillimisht molotov në dyert e Kryeministrisë, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme ata hedhin tymuese, gurë e flakadanë. Protestuesit çanë edhe kordonin e policisë duke u ngjitur për pak minuta në hyrje të Kryeministrisë, megjithatë ata u zbrapsën pasi policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës./tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani