Aktualitet Lajme

Protesta, opozita publikon spotin: Asgjë s’i ndal shqiptarët –

Loading...

TIRANE

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët sot zbuloi se opozita e bashkuar do të organizojë një tjetër protestë, nesër në orën 18: 30. Menjëherë pas njoftimit selia blu ndan edhe spotin e kësaj proteste.

“Asgjë nuk i ndal shqiptarët që luftojnë për liri, për standartet europiane. Shpresa është ndezur! Pushteti i krimit nuk e fik dot më, sot jemi më të fortë se kurrë. Asnjë hap pas kundër krimit kundër dhunës për Shqipërinë si gjithë europa.”-shkruhet në spotin e publikuar, duke i drejtuar në këtë mënyrë një mesazh qytetarëve që të jenë nesër të pranishëm.

Kujtojmë se kjo protestë vjen pas asaj të shtunës, e cila u shoqërua me përplasje të shumta mes policisë dhe protestuesve.

(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani