Aktualitet Lajme

Protesta kombëtare/ Zbulohet “skenari” i opozitës së bashkuar –

Loading...

Disa orë para se të nisë protesta e 5-të  kombëtare e opozitës së bashkuar, janë zbuluar edhe lëvizjet e kampit opozitar. Partia Demokratike thekson se tubimi i sotëm, ndryshe nga herët e tjera do të jetë një marshim kundër qeverisë Rama.

Në këtë protestë  do të mungojë sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi, i cili po merr trajtim intensiv në spital nga plagët e rënda të dhunës.

“Sahit Dollapi ka qenë në çdo protestë pikë kontakti për policinë,  siç e kërkon ligji, ndërsa sonte do të jetë Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli.Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar punonjësve të ndershëm të policisë së shtetit të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve”, thekson PD.

“Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, duke iu referuar kallëzimit të pak kohëve më parë për përdorimin kriminal të gazit helmues kundër protestuesve paqësorë.

Marre nga Balkanweb

Loading...