Politike

Protesta e opozitës, reagon delegacioni i BE në Tiranë –

Loading...

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, kë reaguar këtë të diel pas protestës së dhunshme të opozitës një natë më parë në kryeqytet.

Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut”, shkruhet në reagimin e delegacionit të BE.

Kryetari i Partisë Demokratike ka thirrur një tjetër protestë kombëtare, e 5-ta në 12 javë, për të hënën në orën 18:30./tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...