Aktualitet

“Protesta e opozitës e dhunshme”, Manjani: Cilido që e pranon këtë llogjikë, turp të ketë

Loading...

Tiranë- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për protestën e djeshme të opozitës. Ai është shprehur se është turp për qeverinë që e cilëson protestën e opozitës të dhunshme.

“Ndërsa, të protestosh kundër këtyre gjerave, qoftë edhe duke bojatisur apo pshurrur fasadën e kryeministrisë na qënka dhunë e shkuar dhunës. Turp e çfarë turpi biles!Cilido që e pranon këtë llogjikë, turp të ketë!”, shprehet Ylli Manjani.

Opozita zhvilloi mbrëmjen e djeshme protestën e pestë kombëtare, e cila rezultoi në një marshim rreth e përqark 5 institucioneve.  Kryetari i PD, Lulzim Basha iu ka bërë thirrje shqiptarëve të besojnë në programin dhe PD, pasi sipas tij, e vetmja zgjidhje që ofron Rama është dhuna.(lexo këtu)

Reagimi i plotë:

Epo edhe kjo llogjikë nuk ka ndenjëse ku të rrijë. Qeveria të rrëmben pronën, të shkatërron shtëpinë, të shkalafat familjen, arreston e burgos pa ligj e pa proçes të rregullt.

Më tej akoma të vjedh zgjedhjet, të shkatërron parlamentin, të shet kufinjtë e shtetit e të kombit, të nxjerr nga fuqia Kushtetutën e vendit, të sundon por nuk të qeveris, të godet me policë e me gaz, nuk të lë të shprehësh atë që mendon. Dhe prap kjo nuk quhet dhunë.

Ndërsa, të protestosh kundër këtyre gjerave, qoftë edhe duke bojatisur apo pshurrur fasadën e kryeministrisë na qënka dhunë e shkuar dhunës. Turp e çfarë turpi biles!

Cilido që e pranon këtë llogjikë, turp të ketë! To whom it may concern:
Shame on you!!!

J.V/Dosja.al

The post “Protesta e opozitës e dhunshme”, Manjani: Cilido që e pranon këtë llogjikë, turp të ketë appeared first on .

Marre nga

Loading...