Lajme

Protesta e 11 majit, qeveria shpërblen policët me një pagë shtesë

Loading...

Ministria e Brendshme ka vendosur që të shpërblejë të gjithë policët që morën pjesë në protestën e opozitës në 11 maj. Mapo mëson se policët që u angazhuan për mbrojtjen e institucioneve, janë shpërblyer me 1 pagë. Duket se ky vendim ka sjellë edhe pakënaqësi mes vet oficerëve të policisë. Shumë prej tyre kanë shprehur pakënaqësi për faktin se nuk janë shpërblyer në asnjë prej protestave të mëparshme, madje as nuk janë paguar për orët shtesë të punës. Gjithashtu pakënaqësi ka patur edhe në ndarjen e shpërblimit . Disa prej oficerëve akuzojnë drejtuesit e Policisë Tiranë, se në listat e shpërblimit, kanë futur vetëm emrat e atyre që njohin dhe jo të gjithë policët që u anagzhuan për protestën. Mbetet për tu parë nëse policët do shpërblehen edhe për peotestën e radhës së opozitës, në 26 maj.

Loading...

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani