Lajme

Propozimi i Lefter Maliqit: Përgjysmoni rrogën e deputetit, jepjani policëve

Loading...

“Unë jam gati vetë edhe si deputet, të ulet rroga e deputetëve vetëm policët të kenë paga më të mira” u shpreh deputeti demokrat Lefter Maliqi në seancën e sotme parlamentare. Ai ftoi kolegët të votojnë pro dekretit të presidentit për vetingun.

Loading...

“400 mijë lekë merr polici i shkretë. U torturuan më 21 janar. Edhe unë të isha oficer policie nuk do dija si do të reagoja, edhe tani po përplasen. Në vend që ti mbrojmë i mbajmë të shantazhuar.

Unë jam gati vetë edhe si deputet, të ulet rroga e deputetëve vetëm policët të kenë paga më të mira. Të hiqen dhe lekët e vetingut dhe tu jepen policëve për karburant, makina se kemi qenë në disa drejtori policie dhe e dimë shumë mirë.

Më 30 qershor policët e shtetit do të përballen. Më vjen keq që ne ironizojmë opozitën jashtë. Opozita jashtë nuk është Luli janë 800 mijë që kanë votuar si koalicion opozitar, në zgjedhjet – e blera apo të pablera sipas akuzës, sespe këtu në Shqipëri prej 30 vitesh blihen e shiten votat prandaj është ky sistem i korruptuar politik që është .

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani