Aktualitet

Prokuroria nuk e arreston Sahit Dollapin, mund të shkojë në shtëpi

Loading...

TIRANË- Pas shoqërimit Sahit Dollapi është çuar në spital nën masa të rrepta sigurie. Nga masat e sigurisë u duk sikur ai ishte në arrest, por sot prokuroria ka konfirmuar se nuk ka asnjë fletë-arresti për sekretarin organizativ të Partisë Demokratike.

Sipas burimeve të Dosja.al, megjithëse policia ka kërkuar arrestimin e Dollapit, me pretendimin se ka goditur mbi forcat e rendit, prokurori i gatshëm nuk ka pranuar ta presë fletë-asrrestin.

Pas kurimit, Dollapi mund të shkojë në shtëpi, gjithmonë nëse forcat e shumta të policisë që ndodhen në spital, do ta lejojnë.

(a.m/dosja.al)

The post Prokuroria nuk e arreston Sahit Dollapin, mund të shkojë në shtëpi appeared first on .

Marre nga

Loading...