Aktualitet Lajme

Pro.testa e opozitës/ Çfarë masash ka marrë policia për mbarëvajtjen e saj

Loading...

Sot shënohet protesta e pestë e opozitës së bashkuar, e cila do të tubojë në orën 18:30 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e qeverisë tranzitore.

Në Bulevard sot do të jenë 1700 forca policie, që do të mbajnë sigurinë  e protestës, duke u përforcuar më shumë nga herët e tjera.

Forcat e policisë do të përqëndrohen tek godina e Kryeministrisë, ndërsa ajo do të jetë e rrethuar me gardh metalik, një masë që është shtuar nga policia për çdo skenar që mund të kenë protestuesit. Policët do të jenë të pajisur me maska kundra gaz.

Loading...

Në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar cdo person të dhunshëm apo që cënon rendin publik. Turmat do të monitorohen nga godinat e larta, nga forcat RENEA dhe efektivët e gardës. Masa sigurie do të ketë edhe në institucione të tjera të pozicionuara në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”.

Në gadishmëri do të qëndrojnë dhe autobotet me ujë për të shpërndarë turmat si edhe shërbimi zjarrfikës dhe ai shëndetësor. Pasdite pritet që të ketë edhe kufizime trafiku në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët lidhëse me të.

The post Pro.testa e opozitës/ Çfarë masash ka marrë policia për mbarëvajtjen e saj appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani