KOSOVA Lajme

Pritet stuhi në Shkup, qendra për kriza me apel për qytetarët

Loading...

Stuhia “Andrea” pritet të kaplojë rajonin në ditët në vijim dhe të sjell reshje të mëdha me sasi prej 50 deri 80 milimetra në metër katror. Në qytetin e Shkupit mbajti mbledhje qendra për kriza e kryesuar nga Dushko Veskovski, drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Në takim, siç deklaruan nga Qyteti i Shkupit, janë bërë koordinime të aktiviteteve dhe janë ndarë obligimet mes ndërmarrjeve publike, brigadës së zjarrfikësve, shërbimeve inspektuese dhe komunat tjera dhe institucionet shtetërore. Para fillimit të stuhisë, ekipet e “Ujësjellësi dhe kanalizimi” janë duke i kontrolluar puset dhe kanalet për kullim në pikat kritike të qytetit, derisa ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” kanalet kryesore të kullimit në Shkup.

Nga Qyteti Shkup apelojnë të fiken pompat e gropat ndërtimore, kurse qytetarët t’i paraqesin problemet në telefonin 193 dhe të mos parkojnë nën aleja të drunjve dhe afër kanaleve për derdhjen e ujërave. Në mënyrë plotësuese, në rast të rrufeve të mos qëndrohet në vende të hapura dhe nën drunj të vetëm.


Në pajtim me informatën nga DPHM për mundësinë e një sërë reshjesh shumë të mëdha prej mbi 50 litra për metër katror, kurse në pjesët e skajshme perëndimore dhe juglindore edhe mbi 70 litra.
Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) ka mbajtur takim pune të çrregullt dhe e aktivizoi Trupin operativ për ballafaqim, me ç’rast me vigjilencë e ndjek gjendjen me mobilitet të zmadhuar dhe gatishmëri të ekipeve të vazhdueshme të forcave për mbrojtje dhe shpëtim.

Sipas DMSH, nëse ka reshjet bien për periudhë të shkurtë në sipërfaqe të vogla të pjerrëta, është e mundur paraqitje e derdhjeve lokale.

-Apelojmë për lëvizje me kujdes afër rrjedhave të ujit dhe kanaleve të thata, në pjesët e skajshme perëndimore, jugperëndim dhe veriperëndim, ku ekziston mundësi për derdhje lokale dhe paraqitje e mundshme e rrëshqitjeve të dheut dhe erozionit, veçanërisht në aksin rrugor Mavrovë-Dibër-Strugë. Krahas këtyre rajoneve, vëmendje të veçantë mundësi të shfaqen derdhje lokale duhet t’iu kushtohet grykave rreth malit Kozhuv dhe zonës Gjevgjeli-Vallandovë, thotë Drejtoria.

Loading...

Të gjitha aktivitetet e përcjelljes dhe informimit për gjendjen momentale hidrometeorologjike bëhen në pajtim me Planin nacional për mbrojtje nga vërshimet.

Forcat për mbrojtje dhe shpëtim nga vërshimet anë në gjendje operative për angazhim të tyre të mundshëm, kurse në funksion janë edhe të gjitha mjetet materiale-teknike dhe pajisjet të cilat DMSH i ka në dispozicion.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim i ka informuar dhe paralajmëruar seksionet rajonale dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale për nevojën për të ndërmarrë masa dhe aktivitete në fushëveprimin e tyre.

DMSH është në kontakt të vazhdueshëm edhe me subjektet tjera kompetente për shkak të veprimit të koordinuar dhe ballafaqim me shfaqje të mundshme të vërshimeve për çka me kohë do t’i njoftojë mediat dhe popullatën.

DPHM: Reshjet e shiut në periudhë më të gjatë nuk janë problem

-Nëse reshjet e parashikuara të shiut prej 50 deri 70 litra për metër katror bien në periudhë prej 72 orëve, nuk do të duhej të kishte asnjë problem, por nëse ato ndodhin në nivel lokal, në zona të baseneve më të vogla për periudhë të shkurtë kohore dhe me intensitet të fortë, atëherë të mundshme janë derdhje, paralajmërojnë nga DPHM.

Sipas informatës nga modelet e parashikimit, në gjithë territorin e shtetit tonë është e mundur shfaqje e reshjeve lokale për çka rekomandohet lëvizje e kujdesshme rreth rrjedhave të ujit dhe kanaleve të thata.

-Rajone më të theksuara janë ai perëndimor, jugperëndimor dhe veriperëndimor, ku krahas derdhjeve të mundshme lokale të rrjedhave më të vogla, është e mundur rrëshqitje e dheut dhe derdhje e tokës, veçanërisht në aksin rrugor Mavrovo-Dibër-Strugë. Krahas këtij rajoni për kujdes të veçantë prej paraqitjes së mundshme të derdhjeve lokale janë edhe zonat e sipërme të grykave të Vardarit dhe Treskës, zonat e grykave rreth malit Kozhuv dhe rajonit Gjevgjeli-Vallandovë, deklaron Drejtoria.

Nëse ka eventualisht ka reshje intensive në zonat urbane, për shkak të shkallës së lartë të rezistencës ndaj depërtimit të ujit (sipërfaqe betoni dhe asfalti), priten edhe derdhje të shpejta nëpër rrugët urbane dhe paraqitje e sipërfaqeve me ujë të mbledhur për shkak të bllokimit me ujë të dhe material të bartur në puset dhe kanalet atmosferike për derdhjen e ujërave. Në lokacione të caktuara ku ullukët janë të lidhur me kanalizimin e zakonshëm është e mundur të ndodh përmbysje e disa hapësirave të bodrumeve për shkak të mbingarkimit të gypave të kanalizimit.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani