KOSOVA

Prishtinë, një person plagoset pas përleshjes mes dy grupeve –

Loading...

23:21, 16 Maj 2019

Një person është plagosur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Krasniqi tha se viktima është plagosur në këmbë derisa për këtë rast janë të dyshuar tre persona.

“Pas orës 22:00 në Prishtinë ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve të qytetarëve ku një prej tyre është lënduar në këmbë. Viktima është dërguar për mjekim në Klinikën Emergjente të QKUK-së”.

“Policia është në kërkim të tre personave që shkaktuan këtë përleshje”.

 

Marre nga KlanKosova

Loading...