KOSOVA

Princi Edward mbërrin në Maqedoninë e Veriut –

Loading...

22:38, 15 Maj 2019

Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Radmilla Shekerinska, sot pasdite në aeroportin e Shkupit ka pritur Princin Edward, udhëheqësin e Wessex-ut dhe njëri prej djemve të Mbretëreshës Elizabeta e dytë.

Me këtë rast, Shekerinska në Twitter ka shkruar “një vizitë unike që flet për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve”.

Loading...

Madhëria e tij, Princi Edward nesër do të marrë pjesë në manifestimin e organizuar në Filarmoninë Kombëtare për të shënuar bashkëpunimin midis Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë Veriore në sferën e arsimit, mjedisit jetësor dhe artit.

Kjo është vizita e dytë e Princi Edward në Maqedoninë e Veriut. Në vitin 2006, ai kishte vizituar vendin tonë me rastin e hapjes së objektit të ri të Ambasadës Britanike në Shkup./alsat m/

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani