Lifestyle

Pretendime tronditëse: Elvis Presley ka qenë një pedofil (Foto)

Loading...

Autori Joel Williamson bën disa deklarata shokuese rreth mbretit të muzikës rok, Elvis Presley, në botimin e tij të ri të librit me titull: Elvis Presley: “A Southern Life”.

Ai thotë se Elvis ishte gjithashtu tepër i dhënë pas virgjërisë dhe takohej me vajza 15-vjeçare kur ai ishte 22 vjeç.

Autori Joel Williamson, ka thënë në botimin e tij të librit, se ai kishte gjithmonë me vetë në turet e tij, një grup vajzash të moshës 14-vjeçare, të cilat i përkëdhelte, i puthte dhe i përqafonte.

Në librin Elvis Presley: “A Southern Life”, autori Williamson shton gjithashtu se Elvis kishte një dobësi për femrat nën moshë, duke përfshirë dhe gruan e tij Priscilla. Ata janë njohur në Gjermani, gjatë karrierës së tij në ushtri, kur ajo ishte vetëm 14-vjeç.

Kur nëna e Elvis Presley-it ndërroi jetë në vitin 1958, dëshirat e tij për një shoqëri në krevat u shtuan akoma më shumë, thotë Williamson.

Loading...