Aktualitet Lajme

Presidenti Meta – politikanëve: “T’i thërrasin mendjes, jo konfrontim civil për interesa okulte”

Loading...

Lidhur me situatën politike në vend, Presidenti Ilir Meta u ka bërë një thirrje të fortë politikanëve sot, duke u kërkuar palëve që t’i thërrasin mendjes dhe mos të tregohen egoistë.

Meta u shpreh se si opozita dhe mazhoranca janë të përgjegjshme për pasojat që na presin nëse vendi do të shkojë në një lu.ftë civile.

 “Mendoj që kjo situatë nuk duhet të ekzistonte kurrsesi pas 22 vitesh që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë nga sistemet përjashtuese që në vitin ’90”, deklaroi Presidenti.

Politikanët ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezervimeve dhe jo anulimin e rezervimeve”, ka thënë Meta kur u pyet se kush i ka këto interesa okulte.

“Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë tek të tjerët. Aq më tepër tek Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit”, është shprehur Meta mbi faktin që Rama tha se nuk e kishte ftuar në tryezë për dialog.

The post Presidenti Meta – politikanëve: “T’i thërrasin mendjes, jo konfrontim civil për interesa okulte” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...