Sport

Premier League, Man.City shpallet kampion në frymën e fundit –

Loading...

98 pikë në 38 javë kampionat, një me shumë se sa Liverpool por mjaftueshëm për tu shpallur kampion. Man.City feston në javën e fundit të Premier League, thyen me përmbysje Brighton dhe zhvlerëson fitoren e Liverpool. Futbolli britanik vendoset me fotofinish, vendoset vetëm në frymën e fundit duke konfirmuar dhe një herë se është padiskutim kampionati më i bukur në europë, të paktën për momentin.

“Qytetarët” e Pep Guardiolës mund të ngushëllohen më titullin në Premier League në një kohë kur rivalët e tyre të kuqtë e Jurgen Klopp kanë dhe një shans të fundit për të mbyllur sezonin me trofe, finalen e Champions League.

Loading...

Në javën e fundit u përcaktuan dhe verdiktet përfundimtare ne futbollin britanik. Man.City, Liverpool, Chelsea dhe Tottenham do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm ndërsa Arsenal në Europa League. Cafrdif, Fulham dhe Huddersield zbresin një kategori më poshtë.
(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani