Sport

Postimi i fundit i Hazard dëshpëron tifozët e Chelseas

Loading...

Eden Hazard është gjithmonë dhe më shumë afër Real-it.

Pas finales së Europa League mes Chelsea-t dhe Arsenal-it, që do të luhet më 29 maj, e ardhmja e yllit belg do të jetë më e qartë.

Aksi Londër-Madrid do të jetë shumë i nxehtë në javët e ardhshme, veçanërisht pas reklamës së publikuar nga kompania automobilistike Nissan, që i ka lënë me të vërtetë shumë pak hapësirë fantazisë në lidhje me një transferim të mundshëm të lojtarit.


Reklama, që ka pasur si protagonist yllin e Chelsea-t, i cili e ka postuar në profilin e tij zyrtar në Twitter, mbyllet me mesazhin: “Ndalesa e radhës: Madrid”. Tifozët e Chelsea-t kanë reaguar menjëherë dhe disa prej tyre duket se janë dorëzuar para idesë për largimin e fantazistit.

“Mënyrë e bukur për të na thënë se do të largohet. Ndalesa e radhës, Madrid”, ka shkruar njëri prej tyre. Ndërsa të tjerë i janë lutur belgut: “Eden, mos më bëj të qaj”. Mesazhi i Nissan ka qenë shumë i qartë për pjesën më të madhe të tifozëve: “Ky ka qenë lajmërimi i tij”, ka shkruar një ri prej tyre.

Burimi

Loading...