Lajme

Policia mund të ishte kursyer –

Loading...


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur në lidhje për dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës ndaj Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Lleshja është shprehur se dhuna ndaj Dollapit mund të ishte shmangur, ndërsa thekson se policia ishte duke ushtruar detyrën e saj.

“U komentua ky episod edhe më shumë sesa vetë protesta. Është për të ardhur keq në radhë të parë që Sekretari Organizativ i një partie që kërkon të vijë në pushtet vihet në këtë pozitë përballë policisë. Nuk jam unë gjyqtar që të them nëse ka shkelje të detyrës nga ana e policisë.

Policia ka qenë në ushtrim të detyrës, por mjetet me të cilat kanë ushtruar detyrën mendoj se duhet të ishin kursyer. Por, nuk arrij dot të futem në dinamikën e kësaj ngjarjeje”, thaLleshaj

Loading...

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani