Sport

Pogba, De Ligt, Balotelli – 11 lojtarë që e pësojnë shkaku i Raiolas

Loading...

Dënimi i super agjentit, Mino Raiola, do të thotë një verë e mërzitshme për fansat e futbollit.

Agjenti italian u dënua fillimisht nga Federata e Futbollit të Italisë për tre muaj mosushtrim të detyrës për marrëveshje në transferimet e lojtarëve, ndërsa tani edhe FIFA e ka mbështetur atë vendim.

“Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s e mbështet plotësisht vendimin e Federatës së Futbollit të Italisë për dënimin ndaj Mino Raiolas, ku ky vendim do të jetë i plotfuqishëm në të gjithë botën”, thuhet në njoftimin e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.


Dënimi i agjentit italian do të thotë që disa lojtarë nuk do të mund të ndërrojnë skuadër gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, por duhet të presin afatin e janarit.

Loading...

Lojtarët si, Gianluigi Donnarumma, Kenny Tete, Matthijs De Ligt, Kostas Manolas, Blaise Mautidi, Paul Pogba, Marco Verratti, Henrikkh Mkhitaryan, Moise Kean, Mario Balotelli dhe Patrick Kluivert, janë në menaxhimin e Raiolas.

Lojtarët e menaxhuar nga agjenti italian nuk do të mund të ndryshojnë skuadër, pasi edhe vetë agjenti nuk do të lejojë që ai mos të përfshihet në bisedime.

Burimi

Loading...
SuperDyqani