Aktualitet Lajme

Poeti minoritar që shkruan shqip/ Panajot Boli: Vargu në këtë gjuhë më tingëllon më bukur

Loading...

” Nostalgjia çapitet në rrugët me kalldrëm” është një botim lirikash me një shqipe të pastër i Panajot Bolit nga Delvina. Autori i përket minoritetit grek në Shqipëri, por thotë se shqipja i tingëllon po aq bukur sa gjuha amtare dhe shumë ndjesi arrin t’i përcjellë më mirë në shqip.

Janë gati 50 poezi dhe vjersha me motive malli, nostalgjie dhe një lloj trishtimi për të shkuarën. Poezia sjell detaje të një jete të thjeshtë ku familja, miqtë, puna, kafshët dhe natyra përkufizojnë jetën.

Panajot Boli i njohur në Jug si autor i disa librave në vargje është diplomuar në Universitetin e Shkodrës në vitin 1983 dhe është i njohur edhe për shkrimet e tij në publicistikë dhe rrëfime letrare.

Në një kohë të trazuar shpesh prej tendencave të nacionalizmit Panajot Boli risjell në vëmendje vlerat e përbashkëta, bashkëjetesën dhe lidhjen e ngushtë mes shqiptarëve dhe grekëve.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...