Sport

Pochetino lë pezull Juven: Nuk vendos para finales së Championsit –

Loading...

Mauricio Pochettinos preferohet nga shumë klube të Europës në mesin e të cilave edhe Juventus. Argjentinasi ka zhvilluar një sezon fantastik, pasi klubi londinez me një merkato të kufizuar ia doli që të kaulifikohet për herën të parë në historinë e saj për në finalen e Champions Leagues kundër Liverpoolit.

Pochettino ka folur për të ardhmen duke thënë se nuk do të marr vendim para finales së madhe të Championsit.

“Nuk do të marr asnjë vendim përpara finales kundër Liverpoolit. Është shumë e rëndësishme të njoh planet që ka klubi për të ardhmen. Nëse duam të rikthehemi përsëri në finalen e Ligës së Kampionëve vitin tjetër dhe duam të rivalizojmë me Manchester Cityn dhe Liverpoolin për titull, atëherë duhet të përforcohemi në verë”, ka thënë Pochettino.

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani