Lajme

Po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi –

Loading...


Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë mesazhe të forta për politikën, teksa ka qenë i pranishëm në çeljen e sezonit turistik në Skrapar.

Duke theksuar se kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi, Meta ka bere apel:

“Te reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë”.

Mesazhi i Metës:

Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin!

Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike.

Loading...

Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë.


Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani