Politike

Po kryhen manipulime –

Loading...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha të enjten se PD dhe LSI kanë informacion zyrtar se në KZAZ po kryhen manipulime të procesit zgjedhor, prandaj kanë porositur degët që të propozojnë anëtarë në këto komisione.

Në një reagim pas interesimit të medias lidhur me porosinë drejtuar degëve për propozimin e anëtarëve që i takojnë PD në KZAZ, Bardhi tha se partitë opozitare kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie.

Për këtë arsye, shtoi ai, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshmëritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit./tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani