Lajme

Po dhunon shkencën dhe artin! –

Loading...


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me një reagim në “Twitter” thotë se kryeministri Edi Rama po dhunon artin dhe shkencën njësojë siç po bën me rendin demokratik.

Lideri demokrat thekson se ashtu si në zgjedhjet e tjera false, edhe në Akademinë e Shkencave kryeministri po synon të “gatuajë” emrin e Skënder Gjinushit.

Ai thekson se opozita e bashkuar nuk do të bëjë asnjë hap pas, por do të qëndrojë deri në fund përballë veprimeve aspak demokratike, që po kryhen nga kjo qeverisje.

“Ashtu si “zgjedhjet” e tjera fallco edhe në Akademinë e Shkencave po gatuhet “zgjedhja” e Gjinushit. Rama dhe banda në pushtet dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, pronën, qytetarin, ekonominë, të drejtat politike, drejtësinë. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #25Maj”-shkruan ai.

Loading...

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani