Aktualitet

Platformë për të ndihmuar profesionistët në mjekësi –

Loading...

Për tu licencuar dhe rinovuar licencat e tyre, specialistet në fushën e mjekësisë përfshirë këtu, infermierë, mjekë, stomatologë dhe farmacistë do të duhet të jenë pjesë e edukimit të vazhdueshëm. Ky detyrim do të jetë pjesë e ligjit të ri të kujdesit shëndetësor që qeveria do t’i dërgoje së shpejti Kuvendit.

Për t’ju ardhur në ndihme profesionistëve është prezantuar një platforme e re e edukimit në distance  “E-learning” , një iniciativë kjo italiane e mbështetur nga ish-kryeministri Masimo D‘Alema.

Kryeministri i pranishëm në këtë prezantim thotë kjo metodologji që do aplikohet për herë të parë në vend do t’i japë fund paaftësisë dhe do të nxjerrë në sipërfaqe profesionistët në mjekësi.

“Askush nuk i ikën dot kësaj platforme, sepse nuk është një platformë tradicionale e edukimit në distancë, por është një platformë Blockchain, që do të thotë, që me këtë platformë merr fund edhe sporti kombëtar i hileve në fushën e shëndetësisë, se në të gjitha fushat ne e kemi një sport goxha të zhvilluar për të prezantuar letra dhe certifikata sikur i kemi kryer detyrimet lidhur me edukimin në vazhdim për një arsye shumë të thjeshtë, sepse me këtë platformë askush nuk mund t’i shmanget dot edukimit në vazhdim dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot kreditet.”

Gjate 2018 janë afro 4 500 mjeke, 9 600 infermiere, që kanë ndjekur programe të certifikuara të edukimit në vazhdimësi.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani