Plagoset një person në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Jozyrtarisht “Gazeta Blic” merr vesh se bëhet fjalë për N.S. 24 vjeçar.

N.S. së bashku më vëllain e tij janë përleshur me tre persona në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, afër Mol Caffes.


Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë arritur menjëhër në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë nën kontroll rastin.

Motivet e ngjarjes ende nuk janë zbardhur./Gazeta Blic/

Marre nga GazetaBlic