Lifestyle

Pezullohet polici pasi “arrestoi” vajzat e Playboy

Loading...

Një polic në Majemi të SHBA-ve është pezulluar nga detyra dhe po hetohet për shkelje pasi është parë në një video instagrami të Playboy duke aktruar sikur po arreston modelet gjysmë të zhveshura.

Në video, Uilliam Biker shihet duke ndjekur modelet e Playboy të cilat duken të lidhura  me pranga dhe, sigurisht, shumë seksi.

Më pas polici shfaqet në një video tjetër ku vajzat lirohen dhe shkojnë ta falënderojnë, dhe ai u përgjigjet: “Shijojeni  të lira komunitetin të cilit i shërbej me krenari”.

Policia e Majemit tha se e kanë pezulluar policin dhe kanë nisur hetim, pasi ka përdorur uniformën dhe detyrën në veprime që mund t’I sjellin turp focës policore.

Loading...