KOSOVA

Përmes fotografive dëgjoj zërin e burrit dhe të djemve –

Loading...

23:10, 17 Maj 2019

Ferdonije Qerkezi e cila ka humbur të gjithë familjen e saj gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se përmes fotografive dhe gjërave tjera komunikon me burrin dhe djemtë e vrarë.

“Këtu ka shumë qetësi dhe me vënien e fotografive në mur i kam zërat e bashkëshortit që më ka thirrë Done, fëmijët më kanë thirrë Abë… jetoj me gjërat e tyre që 20 vjet.

“Po t`i them dikujt nuk e beson, por i kam nëpër vesh dhe i dëgjoj zërat e tyre, djali më i vogli i shtëpisë vinte gjithmonë kur ishte gjallë dhe bërtiste Abë, i thosha pse po më thirr kështu”, ka thënë Ferdonija për emisionin Blic Interview, transmeton .

“Unë jetoj në dhomën poshtë dhe gjithmonë më vjen ky zë, ky emër dhe jetoj me këto fotografi. Më kanë thënë shpesh, se pse i kam vendosur këto fotografi, por përmes këtyre fotografive i kam të freskëta fytyrat e tyre – kur i shoh shokët e fëmijëve të mi, nuk besoj se janë rritur kaq shumë, sepse unë djalin e vogël e shoh sikur kur ka qenë fëmijë”.

klankosova.tv

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani