Përgjaket nata e ‘Shna Ndoit’, 25-vjeçari vritet për një vend parkimi (Emri)

LAÇ– Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç. Ngjarja ka ndodhur  pranë Gjykatës së Laçit për një vend parkimi.

Nga informacionet e para mësohet se viktima është Viktor Shkorreti, 25 vjeç me origjinë nga Mirdita dhe i ardhur me familjen prej vitesh në qytetin e Laçit.

Sherri ka nisur për një vend parkimi dhe në debat e sipër autori ka qëlluar me automatik mbi viktimën.

Sot qyteti i Laçit vizitohet nga shumë qytetarë, pasi kjo është dita e kishës së Shna Ndoit. Mijëra besimtarë shkojnë në kishën e Laçit për të falur mëkatet dhe plotësuar dëshirat e tyre.

(k.m./dosja.al)

The post Përgjaket nata e ‘Shna Ndoit’, 25-vjeçari vritet për një vend parkimi (Emri) appeared first on .

Marre nga