Lifestyle

Performon sot live në Eurovizion, zbulohet vlerësimi i jurisë për Jonida Maliqin

Loading...

Gjatë mbrëmjes së sotme, Jonida Maliqi do të performojë këngën “Ktheju Tokës” live në festivalin e Eurovizionit në Tel Aviv dhe në përfundim të spektaklit, do të mësohet nëse ajo do kalojë në finale ose jo.

Gjatë mëngjesit të sotëm, Sokol Marsi, që është pjesë e delegacionit, ka zbuluar se si shkoi prova e Jonidës para jurisë së Eurovizion në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në TVSH.

Sokoli është shprehur se Jonida performoi shumë mirë para jurisë dhe teknika e zërit ka qenë perfekte. Ai ka thënë se me “Ktheju Tokës” Shqipërisë i është bërë një PR i mirë dhe pjesëmarrja e Jonidës në takime e aktivitete të ndryshme pritet të japë një rezultat të mirë.

Loading...

“Presim të na kthehet e gjithë puna me kalimin në finale. Kemi punuar shumë për të arritur këtu. Që kur Jonida Maliqi fitoi në Festivalin e Këngës ne ia kemi nisur nga puna. Është realisht një rrugëtim i gjatë dhe presim rezultate të mira”, ka treguar Sokol Marsi, ndërsa ka dhënë dhe një lajm të mirë për Festivalin e Këngës.

“Festivali i Këngës në RTSH këtë vit do të ketë një surprizë të madhe, do të ketë një lidhje të ngushtë me Eurovizionin sepse producentë të Eurovizionit do të vinë për të qenë pjesë e organizimit”, ka thënë ai.

Burimi:News31.al.

The post Performon sot live në Eurovizion, zbulohet vlerësimi i jurisë për Jonida Maliqin appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani