Lajme

“Për të ardhur keq, po terrorizohen njerëzit”, Arbër Çepani: Ndërkombëtarët, hallexhinj. Thonë dy llafe për të marrë rrogat

Loading...

Aktivisti Arbër Çepani ka folur në një studio televizive ku ka komentuar disa zhvillime të ndodhura së fundi duke filluar që nga protesta e studentëve, çështja e padisë për gjobën ndaj biznesit të tij, dhe deri tek komentimi i situatës politike në vend me protestat e opozitës.

Është një moment që në këtë situatë ku jemi, për të ardhur keq pa zgjidhje dhe zgjedhje, duhet t’i bëjmë pyetjen vetes çfarë mund të bëjmë?

Ne pritëm shumë, nga ata për të bërë diçka në këtë drejtim duke bërë spektatorin, ata student pritën në realizimin e 8 kërkesave të tyre por asgjë.

Këta student na dhanë një leksion në mes të qytetit përmes protestës së tyre. Ne jemi një vend i bekuar nga perëndia, por këta politikan nuk e meritojnë një gjë të tillë. Nuk mund të veprohet në këtë mënyrë.”

I pyetur në lidhje me gjobën vendosur ndaj biznesit të tij, dhe nëse ndihet i përfaqësuar nga sistemi i drejtësisë pas padisë së ngritur, Arbër Çepani deklaron se:

Gjoba ndaj biznesit tim nuk është rasti i vetëm, janë më qindra, mijëra nuk është kjo. Këtu njerëzit ndihen të dhunuar. Unë nuk ndihem aspak i përfaqësuar nga procesi gjyqësor që është bërë. Kemi  hyrë në një rreth vicioz i cili s’ka fund.

Nuk ka më shpresë në Shqipëri. Modelet që promovojnë në Shqipëri janë që ose të marësh një kartelë pjesëmarrje dhe t’i bësh palaçon para kreut të partisë ose të mbjellësh hashash dhe kokainë. Duhet t’ju themi boll këtyre palaçolliqeve për 30 vjet, sepse nëse vijojmë me këtë ritëm do të duhet të importojnë njerëz nga Kina pastaj sepse nga 3 milion, po ikin njerëzit në mënyrë të frikshme.

Loading...

Çepani po ashtu ka reaguar edhe ndaj protestave të fundit të mbajtura nga opozita dhe përplasjet me efektivët e policisë duke thënë se situata dhe policët e ndodhur kudo kanë krijuar një gjendje psikologjike të rënduar për qytetarët.

Situata politike në të cilën ndodhemi e tensionon gjendjen psikologjike të çdo shqiptari. Ne po shohim efektivë policie kudo në rrugë sikur ka plasur lufta. Forcat politike vijojnë përplasjet me njëra-tjetrën. Më vjen shumë keq për forcat policore të cilët janë viktima, po përdoren si mish për top midis palëve.”

I pyetur nëse beson apo jo te opozita dhe zotimi që ajo ka bërë për zgjedhjet të lira dhe reforma më pas të cilat të rrisin stabilitetin në vend, Çepani shprehet se beson në këdo që do t’i jap një zgjidhje kësaj situate të vështirë ku ndodhet vendi, ndërsa ka deklaruar se absolutisht nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të 30 qershorit.

Unë besoj tek çfarëdolloj gjëje që mund të sjelli zgjidhje në këtë situatë, por njerëzit nuk besojnë më, janë të lodhur. U pa qartë në zgjedhjet e kaluara se njerëz që duan të jetojnë në Shqipëri nuk përfillin të shkojnë në zgjedhje.

Unë nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, absolutisht jo. Kjo është qesharake.. Kam shumë arsye për të votuar kundër këtij sistemi. Ne do shkojmë të votojmë dhe ajo që do bëjmë me këtë është të votojmë më të keqen më të vogël. Kjo situatë është e papranueshme.

Duhet të ndryshojë psikologjia, ata që drejtojnë jemi ne jo politikanët. Kush janë këta, ata mbahen me taksat tona duhet t’ju kërkojmë ne llogari këtyre, jo ata ne.”

Në lidhje me thirrjet e ndërkombëtarëve për stabilitet dhe ndikimin e tyre në Shqipëri, Çepani shprehet se, “fjala e ndërkombëtarëve s’është fjala e Perëndisë dhe nëse duhet që situata të ndryshojë populli duhet të marri fatet e tij në dorë.”

Në Shqipëri besimi dhe shpresa kanë humbur prej kohësh, kjo duhet të ndryshojë. Kanë ikur vitet ’90 ku ndërkombëtarët shiheshin si jashtëtokësor dhe fjala e tyre ishte fjala e perëndisë.

Përsa iu përket ndërkombëtarëve, ata nuk do ta bëjnë Shqipërinë. Edhe ata janë hallexhinjë, vijnë e thonë dy llafe, marin rrogën dhe ikin andej nga kanë ardhur. Nuk do ta bëjnë ndërkombëtarët Shqipërinë, por ne. Populli duhet të marrë fatet e tij në dorë.”

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani