Kuriozitete

Për çfarë e përdorin më shumë shqiptarët internetin? ! 59% e tyre për Facebook dhe Instagram, por pjesa tjetër…

Loading...


Shqiptarët e përdorin internetin kryesisht për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale ku ndër më popullorët janë Facebook dhe Instragram. Të dhënat e një ankete të realizuar së fundmi tregojnë se 59 për qind e atyre që i janë përgjigjur kësaj ankete kanë konfirmuar se përdorin internetin për tu bërë pjesë e rrjeteve sociale, të ndjekur nga përdorimi për telefonata ose video thirrje (38%) dhe treti për të shkarkuar, parë ose dëgjuar muzikë dhe filma (24%).

Gjatë viteve të fundit vihen re zhvillime dinamike në lidhje me internetin në vendin tonë. Duke bërë një diferencim mes të njëjtës ankete të realizuar nga IDRA Research & Consulting në vitin 2016 dhe asaj të vitit 2018 shohim se 63% e shqiptarëve deklarojnë se përdorin internetin ndërsa dy vjet më parë deklaroheshin si përdorues vetëm 49% e tyre. Rritje të theksuar me 10 pikë përqindje në përdorimin e internetit vihet re në zonat rurale.

Akoma më i shpejtë duket penetrimi i smartphonave në familjet shqiptare. Në vitin 2016 vetëm 40% e tyre deklaronin se kishin një smartphone, ndërsa dy vjet më vonë janë 64% e të anketuarve që zotërojnë një të tillë.

Me rritje shfaqet edhe numri i personave që kanë një lidhje interneti në shtëpi, nga 37% në 2016 në 44% në vitin 2018. Një rritje e cila e krahasuar me trendet e mësipërme, pra atë të përdorueseve të internetit apo atyre që zotërojnë një smartphone është më e ulet, dukshëm edhe si pasojë e penetrimit më të shpejtë dhe me kosto më të ulët të internetit mobile.

Fakt interesant është se përdorimi i internetit në Shqipëri e kalon me 10 pikë % mesataren botërore – 63% e popullsisë në Shqipëri është përdoruese internet kundrejt mesatares botërore që është vetëm 53%(sipas 2018 Global Digital, grup raportesh nga “We Are Social” and “Hootsuite”).

Ky anketim është realizuar nëpërmjet një kampionimi përfaqësues kombëtar të përbërë nga 2000 të anketuar me ane te metodës balle për balle. Marzhi i gabimit për këtë anketim është +- 2.2 % me një interval besueshmërie 95%.

Marre nga TPZ.al

Loading...