KOSOVA

Pejë, lëndohet motoçiklisti pas aksidentit me veturë –

Loading...

10:19, 26 Maj 2019

Një person është lënduar sot pas mesnate si pasojë e një aksidenti në mes veturës dhe motoçikletës.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Driton Rugova zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

Ai tha se personi që ka marrë lëndime trupore është motoçiklisti, njofton .

“Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Pejës,  mbrëmë në ora 00:08 mes një veture dhe një motoçiklete”.

“ Si pasojë e këtij aksidenti, vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova për klankosova.tv.

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani