Aktualitet Lajme

Pasi u arrestua nga policia, lirohet deputeti Molliqaj, burri i Besa Shahinit

Loading...

Disa orë më parë, deputeti i PSD-së në Kosovë, Dardan Molliqaj, u arrestua nga policia me një urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Por pak më parë, deputeti është liruar, një lajm që e ka konfirmuar për “KosovaPress” zëdhënësja e PSD, Natyra Kuçi.

Loading...

“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, tha zëdhënësja e PSD-së.

Ai është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015. Deputeti në atë kohë ka qenë sekretar organizativ  dhe njeri kyç i  Lëvizjes Vetëvendosje.

The post Pasi u arrestua nga policia, lirohet deputeti Molliqaj, burri i Besa Shahinit appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani