Lifestyle

Pasi e akuzoi Noizyn se i kishte kopjuar këngën, Don Phenom habit me fjalët që thotë për reperin

Loading...

Disa muaj më parë, Don Phenom dhe Noizy patën një sherr në rrjetet sociale, ku shpeshherë e kanë thumbuar njëri-tjetrin me postime.

Shkak u bë kënga “Meksikane” e publikuar nga Noizy, ku shumë njerëz vunë re se ajo kishte një ngjashmëri me këngën “Twerkirate” të Don Phenom, të cilën e vuri re dhe vet reperi dhe thumboi Noizyn nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Nese fjal t’mira najher shkruni , asht Kur Po i merrni tekstet tona e pak ma ndryshe Po i thuni. Përshëndes krejt fansat e mi qe i kam inspiru me shkru tekste te bukura, Edhe përshëndes krejt estraden qe ka fillu me ba muziken sikur Axha . Jeni krejt nipat e mesat e mi”, shkroi Don Phenom atëherë.

Por së fundmi teksa ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, Don Phenom ka habitur me fjalët që ka thënë për Noizyn.

“Të më kishe pyetur para dy viteve ne dy do bënim muhabet për këtë temë gjysmë ore. Ka një vit që unë nuk jam marrë fortë me këtë energji, jam përpjekur të sjell muzikë të mirë, të jem një djalë sa më i mirë që kolegët mos të më kenë frikën. Fansat e analizojnë dhe e kuptojnë çfarë ke bërë ti e çfarë ai. Por në Amerikë thonë në qoftë se më imiton duhet marr për mirë jo negativisht. Nuk kemi pas asnjëherë mundësi të sqarohemi, por me sa kemi kuptuar, ai është në punë të vetë, ne në punë tonë, vazhdojmë bëjmë muzikë të mirë. I urojmë suksese krejt kolegëve”, ka përfunduar ai.

The post Pasi e akuzoi Noizyn se i kishte kopjuar këngën, Don Phenom habit me fjalët që thotë për reperin appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...