KOSOVA Lajme

Pas protestës, vjen dhe reagimi i Edi Ramës

Loading...

Ardian Kelmendi, i mbijetuar nga masakra e Qyshkut, për emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka rrëfyer momentet e tmerrit kur kishin shkuar forcat serbe në atë fshat.

Për banorët e Qyshkut, tmerri kishte filluar qysh mëngjesin e 14 majtit të vitit 1999. Banori i këtij fshati tregon ato çaste.

“Me 14 maj të vitit 1999 kam qenë duke fjetur kur kemi dëgjuar disa krisma. Kemi dalë në oborr bashkë me burrat e lagjes dhe kemi marrë një vendim për të shkuar në lagjen e Hasanbeqve. Për pakë kohë na janë afruar ushtarët serbë dhe menjëherë kanë filluar të gjuajnë me armë herë në ajër e herë në tokë”, fillon rrëfimin Ardiani ,që në atë kohë ishte shumë i ri.

“Na kanë nda burrat nga gratë dhe gjatë këtyre veprimeve ka pasur maltretime, plaçkitje, gjitha të zezat i kanë bërë. Aty mbi të gjitha edhe kanë bërë atë që mundën, pasi ne ishim civil të pambrojtur duke vrarë burra e duke djegur shtëpia”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ardianitit i kanë mbetur në mendje sharjet që serbët kanë barë në drejtin të NATO-s dhe Amerikës.

Ai thotë se edhe vetë ka qenë pjesë e torturave të forcave serbe.

“Më kanë rrahur. Më kanë futur në oborrin e Sali Rexhës. Aty kanë dashur të më djegin për së gjalli. Më kanë futur në një dhomë që po digjej, madje edhe më kanë kapur flakët. Por të jem korrekt, një tjetër ushtarë më nxori nga aty madje edhe u konfliktuan në mes vete, unë nuk i kuptoja në gjuhën e tyre”.

Loading...

“… Nuk e dija çfarë po donin të bënin me mua. Isha në një ballkon më poshtë kishte gra e fëmijë, ishte një tmerr i vërtet. Bërtima të qara, një horror i vërtet”, rrëfen më tej banori i Qyshkut, duke mos mundur t’i kontrolloj as emocionet nga tmerri që kishte përjetuar.

Ai tregon më tej se të tubuarit janë ndarë në tri dhoma ku edhe janë ekzekutuar.

“Me sytë e mi i kam parë duke i dërguar në dhoma me duar lartë [fshatarët e Qyshkut]. Më pas kam dëgjuar të shtëna. Edhe babain tim e kamë parë me duar lartë, kur jam futur në dhomë më vonë e kam gjetur kufomat duke u djegur”, rrëfen Kelmendi.

The post Ardian Kelmendi, i mbijetuar nga masakra e Qyshkut, rrëfen tmerrin si serbët tentuan ta djegin për së gjalli appeared first on GazetaBlic.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani