Lifestyle

Pas problemeve me prindërit e Enit, Genci shfaqet krah vjehrrit në ditëlindjen e tij

Loading...

Lidhja e Genc Prelvukaj me Eni Koçin është një nga më të përfolurat në mediat rozë, jo vetëm mes atyre të dyve, por edhe me prindërit e tyre.

Disa javë më parë qarkulloi një lajm sipas të cilit Genc Prelvukaj nuk i ka marrëdhëniet e mira me prindërit e Enit. U fol se ata nuk i kishin marrëdhëniet e mira, pasi Genci ishte i divorcuar dhe ka një fëmijë.

Eni e vërtetoi këtë me disa video të publikuara në Instagram, ku shfaqet duke festuar 58-vjetorin e të atit, e gjithë familja bashkë duke festuar. Ditëne  djeshme e gjithë familja kanë darkuar së bashku, muzikë dhe valle edhe Genci duket si një dhëndërr i lumtur.

Genci në një intervistë të tij e tregoi gjithë të vërtetën duke pohuar se marrëdhënia mes tyre është shumë e mirë.

“Prindërit e Enit janë fantastikë. Ata kanë bërë punë të jashtëzakonshme me Gretën dhe Enin dhe e njohin në themel muzikën. Kur ke përballë njerëz që e njohin muzikën me detaje, temat nuk shterojnë”,- është shprehur këngëtari pak kohë më parë.

L.K/Dosja.al

The post Pas problemeve me prindërit e Enit, Genci shfaqet krah vjehrrit në ditëlindjen e tij appeared first on .

Marre nga

Loading...