Sport

Partizani klub i çudirave, largon lojtarin kampion nga skuadra! –

Loading...

Largimi i Skënder Gegës nga kampionët e vendit solli turbullirat e para në klubin e kuq, të cilat duket se janë të destinuara të vijojnë. Pak çaste më parë, Partizani ka zyrtarizuar fundin bashkëpunimit me Emanuel Mensah, sulmuesin me të cilin kishte rinovuar në muajin qershor! Dhe më e habitshmja është se Mensah largohet si lojtar i lirë, teksa dihet që kartoni i tij në treg kushton jo pak!

Në fakt Mensah kishte humbur vende në hierarkinë e sulmit, duke mos u preferuar nga trajneri Franko Lerda, i cili me orientimin e drejtuesve të klubit, kishte vendosur t’u jepte prioritet të sapoardhurve Solomon, Braun dhe Ekuban, duke e lënë Mensah jo vetëm në tribunë, por edhe të stërvitej veçmas shpeshherë.

Loading...
Mensah Iken
Mensah Iken

Në fakt ngjan si një autogol kjo lëvizje, pasi Mensah ishte kërkuar me ngulm në janar nga Tirana dhe ishte pranë kalimit te bardheblutë, lëvizje që asokohe u dekonspirua nga brenda Partizanit dhe pas revoltës së tifozëve, Mensah mbeti pjesë e të kuqve për t’u shpallur kampion dhe për të qenë një nga elementët më vendimtar te 16 herë kampionët. Por kësaj radhe, punët janë zgjidhur me “stil” nga ata që kërkonin t’u jepnin hapësirë prurjeve të reja, duke e lodhur lojtarin deri në atë pikë sa t’ja bënin situatën e padurueshme në klub. Pastaj, si zakonisht vijnë ndarjet ceremoniale e frazat e zakonshme “faleminderit për kontributin” apo “urime në karrierë”.

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani