KOSOVA Lajme

Paralajmërimi i sekretarit të Jashtëm britanik: Konflikti midis SHBA-së e Iranit “mund të shpërthejë rastësisht”

Loading...

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, paralajmëroi se konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të shpërthejë “rastësisht”.

Hunt i bëri komentet në Bruksel, përpara bisedimeve me ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë, si dhe me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për mënyrat se si të mbahet gjallë marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore.

Paralajmërimi i tij vjen pasi Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një aeroplanmbajtëse në Gjirin Persik, për t’iu kundërvënë një kërcënimi të paspecifikuar që Uashingtoni thotë se vjen nga Irani.


Bisedimet e ministrave me Mogherinin zhvillohen pas një njoftimi të Teheranit, javën e kaluar, se do të tërhiqet nga disa angazhime që i parasheh marrëveshja bërthamore e vitit 2015, nëse fuqitë botërore nuk i mbrojnë interesat e tij kundër sanksioneve të SHBA-së.

Loading...

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së janë rritur prejse Uashingtoni është tërhequr nga marrëveshja bërthamore një vit më parë dhe ka rikthyer sanksionet kundër Iranit.

Me marrëveshjen bërthamore, Irani është pajtuar të kufizojë programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike, përcjell rel.

Mbështetësit evropianë të paktit kanë tentuar ta shpëtojnë marrëveshjen, por Teherani është ankuar se procesi është shumë i ngadalshëm.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim atë aq sa mundemi, me të gjitha instrumentet tona dhe me gjithë vullnetin tonë politik”, tha Mogherini para takimit me ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani