Aktualitet Lajme

Panariti: Kush do të negociojë për rivendosjen e demokracisë? –

Loading...

TIRANE

Një ditës pas protestës së 5 kombëtare të opozitës, ish-ministri i Bujqësisë nga rradhët e LSI-së, Edmond Panariti komenton gjerë e gjatë situatën politik në vend. Përmes një postimi në “Facebook”, Panariti ndalet te dialogu politik dhe bashkëpunimi pozitë-opozitë, të cilën e cilëson si kryekusht për vlefshmërinë e reformave dhe kritereve për hapjen e negociatave në BE.

Ndër të tjera, Panariti shkruan se kjo është një nga arsyet pse opozita detyrohet të dalë në rrugë.

“Kush do ti “negocioje” negociatat? Dialogu politik dhe bashkepunimi pozite opozitë, është bazamenti dhe kryekushti per vlefshmerine e reformave të lidhura me kriteret për hapjen e negociatave për në BE. Kjo dihet! Por ky dialog nuk ekziston, prandaj bisedimet për antaresim nuk hapen!

Sepse opozita është e detyruar të dale në rrugë, ndersa qeveria është e bunkerizuar në një “status- quo” sa absurde aq dhe degraduese. Pra pyetja që shtrohet është se kush do ti negocioje “negociatat”, për rivendosjen e demokracise funksionale pluraliste? Kush do të negocioje daljen nga farsat e percaktuara si “teknikisht” ligjore por që janë “de facto” moniste dhe shtypese? Kush do të negocioje daljen nga “absurdi” dhe hyrjen në normalitet!

Askush tjeter, pervec një palë “mbi palet” dhe me besimin e palëve. Këtë kerkon opozita me qeverinë kalimtare. Sa për negociatat për në BE, të cilat janë në thelb teknike , ato edhe sikur të hapeshin nuk ka kush i negocion më, sepse nuk ka negociatore! Negociatoret teknike na kane lene , ata nuk i ke më në administrate sepse janë larguar si pjesë e “reformave” .shkruan ai në “Facebook”.

(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...