Paloka-Braçes: Iku koha kur banda e Lushnjes caktonte zgjedhjet –

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është kundërpërgjigjur zv.kryeministrit, Erion Braçe, i cili tha se dhunuesve dhe vrasësve do t’iu kujtojë gjithmonë ligjin dhe sanksionet e tij.

Edi Paloka shprehet se kur Braçe flet me pasion për ligjin, të kujton qëndrimin e tij duke heshtur për kolegët e tij trafikantë.

Nënkryetari i PD-së gjithashtu ka nxjerrë edhe dokumente, ku sipas tij, tregojnë se koha kur banda e Lushnjes vendoste fatin e zgjedhjeve tashmë ka mbaruar.

“Kur degjoj Erion Braçen qe flet  me pasion per ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjehere gojen per koleget trafikante droge, vrases, perdhunues dhe me vjen te qesh.

4b668ba3 293b 4e34 A3a5 68c2a9d94c6e
4b668ba3 293b 4e34 A3a5 68c2a9d94c6e

Kur Braçe ben si i virgjer me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Rames, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e droges ne Divjake.Kur Braçe ve doren ne zemer per ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klienteve te Edi Rames. Por me shume argetohem, kur sherbetori i Bandes se Lushnjes, na flet per burgun. Erionet dhe braçet e Edi Rames duhet ta kene te qarte se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund!

Kushdo qe del kunder vullnetit plebishitar per zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e krimit ne qeveri, do te mbaje pergjegjesi personale! I vetmi lehtesim qe mund t’i bejme Braçes eshte qe ta vendosim ne qeline fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren”- shkruan Paloka.

Marre nga Balkanweb