Aktualitet Lajme

Opozita vendos protestën e radhës, sot një tjetër aksion –

Loading...

TIRANË

Opozita vendos për aksionin e radhës, protesta pa ndërprerje. Rezultati i mbledhjes së strukturave të PD-së dhe LSI-së është një protestë të hënën. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë në PD se protesta e radhës kombëtare do të mbahet të hënën në orën 18:30. Por ndërkohë të dielën pritet një tjetër aksion.

Të gjitha degët e PD-së së Tiranës do të marshojnë drejt Policisë së Tiranës në shenjë proteste kundër arrestimit të sekretarit organizativ të PD Sahit Dollapo.
Ky është vendimi i ardhur një orë pasi PD dhe LSi mblodhën strukturat në një mbledhje të përbashkët për të vendosur për aksionin opozitar në vijim.

Sot opozita mbajti një protestë për më shumë se 5 orë, të zhvilluar në tre pika, Kryeministria, Parlamenti dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës.

(m.k/BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...