Aktualitet

Opozita proteston para Policisë së Tiranës –

Loading...

Qindra mbështetës të opozitës janë mbledhur këtë të diel para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e të gjithë protestuesve të arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën para drejtorisë dhe bëjnë thirrje kundër qeverisë Rama.

Loading...

Protesta e sotme para Drejtorisë së Policisë së Tiranës u lajmërua pas mesnatës së djeshme nga vetë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të na bashkohen nesër në orën 11:00 para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Drejtorisë së Torturës dhe Krimit, do të protestojmë për lirimin e qytetarëve të arrestuar, të dhunuar barbarisht nga kriminelët me uniformë. Nesër në orën 11:00, të gjithë qytetarët e Tiranës janë të ftuar në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës”, tha Basha./tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani