Politike

Opozita proteston para Kryeministrisë (Live) –

Loading...

Ora 18:40 – Mijëra protestues opozitarë janë mbledhur pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, në protestën e 4-t kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që sipas tyre do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Loading...

Protesta pritet të zgjasë më shumë se 3 orë, teksa para protestuesve pritet të mbajë një fjalim edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Rreth 1 300 efektivë po mbikëqyrin, teksa i gjithë perimetri i godinës së Kryeministrisë dhe ai i godinës së Parlamentit dhe Piramidës është i rrethuar me barriera metalike. Po ashtu janë vendosur kamera me rezolucion të lartë për të bërë të mundur shquarjen e elementëve të rrezikshëm në rast incidentesh. Rreth 200 efektivë rezervë policie po ashtu janë pranë godinës së Parlamentit.

PD ka marrë leje për të zhvilluar tubim vetëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe jo para godinës së Parlamentit. /tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani