Lajme

Opozita protestë sot në orën 11:00 para Policisë së Tiranës –

Loading...


Ditën e sotme në orën 11:00 opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë.

Lajmi u bë i ditur mbrëmjen e djeshme nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha, menjëherë pas mbledhjes së opozitës mbajtur në orën 00:15.

Protesta do të zhvillohet para ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, me qëllim lirimin e sekretarit organizativ të PD-së, Sait Dollapi dhe të arrestuarit e tjerë.

Dollapi u shoqërua në mënyrë të dhunshme mbrëmjen e djeshme nga policia, pas përplasjes fizike me efektivët e policisë.

Dollapi aktualisht ndodhet në ambientet e spitalit Ushtarak të Tiranës, sepse kishte probleme shëndetësore.

Opozita do të kthehet sërish me protestë kombëtare ditën e hënë në të njëjtin orar me sot, 18:30, që do të jetë edhe protesta e pestë kombëtare në total.

Marre nga TPZ.al

Loading...