KOSOVA Lajme

Opozita protestë para Policisë së Tiranës, çfarë pritet të ndodhë?

Loading...

Opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë.

Lajmi u bë i ditur mbrëmjen e djeshme nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha, menjëherë pas mbledhjes së opozitës mbajtur në orën 00:15.

Protesta do të zhvillohet para ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, nga ora 11:00 me qëllim lirimin e sekretarit organizativ të PD-së, Sait Dollapi dhe të arrestuarit e tjerë.


Dollapi u arrestua në mënyrë të dhunshme mbrëmjen e djeshme nga policia, pas përplasjes fizike me efeketivët e policisë.

Loading...

Dollapi aktualisht ndodhet në ambjentet e spitalit Ushtarak të Tiranës, sepse kishte probleme shëndetësore.

Opozita do të kthehet sërish me protestë kombëtare ditën e hënë në të njëjtin orar me sot, 18:30, që do të jetë edhe protesta e pestë kombëtare në total.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani